Real Madrid kampion? Kjo skuadër i fiton 1 milion euro (FOTO)

Skuadra e Real Madridit është në pozitën e dytë në La Liga me pikë të njëjta me Barcelonën, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kanë mbetur edhe disa ndeshje deri në fund, por së fundi është bërë e ditur nga mediat spanjolle se nëse ekipi i Zinedine Zidanes shpallet kampion një skuadër nga La Liga përfiton 1 milion euro shpërblim.

Bëhet fjalë për Malagan e cila mezi pret të shpallet kampion ekipi madrilen. E kjo vjen për shkak se Reali ia ka një borxh Malagas për marrëveshjen me lojtarin spanjoll, Isco.

Vlen të përmendet se Isco “disko” ishte transferuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2013 nga skuadra e Malagas, aty ku bëri afro 75 paraqitje dhe shënoi 23 gola.