Drita tejkalon Ferizajn, shpresë edhe për skuadrën e Trepçës

Drita ka triumfuar në shtëpi përballë skuadrës së Ferizajt 2-1. Kështu bardh e kaltërit tejkalojnë ferizajasit në renditjen tabelare, megjithëse ende ndodhen në zonën e barazhit, ndërkohë edhe skuadra e Trepçës shpreson se mund të mbijetesojë sidomos pas fitores ndaj Drenicës me po të njejtin rezultat, raporton www.gazetasheshi.com.

Fitore mjaft dramatike ka shënuar edhe skuadra e Prishtinës ndaj Besës së Pejës (1-2), por ka mbetur pa dy futbollistë Liridon Lecin dhe Armend Dallkun që janë ndëshkuar me karton të kuq.

Duelet kishin nisur nga ora 15:00 dhe janë transmetuar direkt në www.gazetasheshi.com.

Besa – Prishtina  1-2

-Mbyllet ndeshja!
90+4′ Karton i kuq edhe për Armend Dallkun që tashmë mbetet me dy futbollistë më pak në fushën e lojës.
86′ Goool. Kastriot Rexha ngushton epërsinë pas një goditje mjaft të zgjuar nga 16 metra.
82′ Elshani godet fuqishëm nga distanca por jashtë portës.
52′ Prishtina mbetet e një lojtarë më pak në fushë, pasi Liridon Leci ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari Tahiri. Paraprakisht Leci kishte penguar Karahodën si lojtar i fundit pranë zonës së rrezikshme.
46′ Khalid në mundësi të mirë shënimi por jashtë porte.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
37′ Shabani godet nga distanca dhe pret Muçiqi.
30′ Dabiqaj godet me kokë mbi portë.
28′ Goool. Khalid realizon sërish, pasi i vetëm me Kolshin e dërgon topin drejt rrjetës për të dytën herë në ndeshje.
24′ Boshnjaku gjuan mbi portë.
20′ Shabani provon me një goditje gjysmë-volej por pret ‘gardiani’ Muçiqi.
08′ Goool. Khalid pranon një top të mrekullueshëm nga mesi i fushës dhe i vetëm me ‘gardianin’ Kolshi arrinë të dërgon topin drejt rrjetës.
-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolshi, Osmani, Papuqi, Prekazi, Emini, Miftaraj, Dabiqaj, Elshani, Qorraj, Shabani, Karahoda. Kryetrajner: Astrit Imami.

Prishtina: Muçiqi, Dallku, Leci, Maxhuni, Neziri, Curri, Krasniqi, Boshnjaku, Pevqeli, Khalid, Kelmendi. Kryetrajner: Arsim Thaçi.

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Benon Këpuska, Artan Latifi, Nazmi Raci.

Drita – Ferizaj 2-1

-Mbyllet ndeshja!
65′ Goool. Përparim Livoreka ka rikthyer epërsinë e skuadrës vendase, derisa ka paraboluar ‘gardianin’ Rexhepi.
58′ Goool. Ristovski nga afërsia dëbon topin në rrjetë duke barazuar rezultatin 1-1.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
43′ Goool. Haliti realizon për ta zhbllokuar rezultatin.
35′ Nexhipi harkon bukur për Livorekën, i cili realizon por nga pozita jashtë loje.
30′ Rezultati mbetet ai i fillimi, por tashmë skuadra e Dritës ka iniciativën.
13′ Ramadani gjuan për mrekulli nga distanca por topi shkon mbi portë.
09′ Sadriu gjendet në një mundësi fantastike për shënim, derisa i vetëm me ‘gardianin’ Halimi gjuan drejt në duart e tij.
-Starton ndeshja!

Gjyqtarë: Gramos Shala, Besnik Morina, Fatmir Abrashi, Tefik Maloku.

Trepça – Drenica 2-1

-Mbyllet ndeshja!
67′ Goool. Zabërgja shërben bukur Ergyn Ahmetin, i cili realizon për ta kaluar skuadrën vendase në epërsi.
56′ Goool. Enis Zabërgja ka barazuar rezultatin, derisa ka shfrytëzuar në maksimum harkimin e Mujës.
-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
44′ Mustafa pasi kalon dy futbollistë gjuan me sukses, por vetëm jashtë portës.
39′ Goool. Uka shërbet bukur nga Gashi në zonën e rrezikshme dhe me një parabolë të sukseshme kalon skuadrën udhëtuese në epërsi.
35′ Uka i vetëm me ‘gardianin’ Gashi dështon, duke përfunduar topi mbi portë.
11′ Ergyn Ahmet i vetmuar me ‘gardianin’ Ymeri gjuan drejt në duart e tij.
-Starton ndeshja!

Gjyqtarë: Besnik Batalli, Meriton Berisha, Bekim Rama, Alban Shala.

/Gazeta Sheshi/