Cilat janë pasojat e dhëmbit të humbur (Video)

Dhëmbi i humbur mund të shkaktojë shumë probleme nëse nuk zëvendësohet, transmeton lajmi.net.

Dhëmbi në anën e kundërt, me kalimin e kohës, do të del nga vendi i tij dhe do të shkaktojë kontakte të padëshiruara me dhëmbin afër dhëmbit që ju mungon.

Si pasojë e kësaj, në dhëmbin afër dhëmbit të munguar do të formohet gropë, ku dhëmbi në anën e kundërt do të veprojë, duke shkaktuar dhimbje në mishin e dhëmbëve.

Gjithashtu, dhëmbët do të shtrembërohen dhe do të keni probleme për t’i drejtuar e më e rëndësishmja, për të mbajtur higjienën.