Barcelona i përgjigjet Real Madridit (VIDEO)

Barcelona i është përgjigjur me fitore Real Madridit.

Katalanët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të, kanë mposhtur në udhëtim rivalët e qytetit, Espanyolin, me rezultat 0-3.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Suarez me dy gola (50’ dhe 87’) dhe Rakitic (76’), ishin realizatorë në këtë fitore të Barcelonës, që tani me 81 pikë, kryeson në La Liga.