Rooney largohet nga Man Utd, fanellën me numrin 10 ia merr ylli i Real Madridit (FOTO)

James Rodriguez pritet të transferohet në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Don Balon” raporton se kolumbiani do ta marrë fanellën me numrin 10 nga Wayne Rooney.

Portali spanjoll raporton se Jose Mourinho ka aprovuar tentimin për blerjen e Jamesit, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të jetë pasardhës i Rooneyt në Old Trafford pasi anglezi pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.