“Preferoj të vdes në vend se të luaj për PSG” (FOTO)

Andre-Pierre Gignac ka pranuar se e urren Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi i Tigres, Andre-Pierre Gignac ka thënë se më përpara do të vdiste se të luante për Paris Saint-Germain.

Ish futbollisti dhe tifozi i Olympique Marseille është zotuar se kurrë nuk do të luante për ekipin nga Parc des Princes.

“E urrej PSG-në, preferoj të vdes në vend se të luaj për ta”, deklaroi Gignac për “Life & Style”.

“Edhe nëse do të më ofronin rrogë dhjetë herë më të madhe prapë do t’i refuzoja”, theksoi ai.