Zyrtare: Dortmundi nënshkruan me mesfushorin e njohur (FOTO)

Nuri Sahin ka vazhduar kontratën me Borussia Dortmundin.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Liverpoolit, ka rinovuar deri më 2019.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Dortmundit, me turkun që është i shprehur me kontratën e re.

“Të gjithë e dinë që unë jam i lumtur në Dortmund, në qytet, në stadium dhe sigurisht me tifozët”, deklaroi Sahin.

Kujtojmë që ai u largua nga Dortmundi më 2011 drejt Real Madridit për 10 milionë euro, ku dështoi për të siguruar një vend në ekipin e parë.

Pastaj në edicionin 2012/13 luajti gjysmë sezoni te Liverpoli, për t’u kthyer më pas te Dortmundi sërish më 2014.

View image on Twitter