Thaqi – Khalid, e pabesueshme por e vërtetë

foto: prishtinafc

Sulmuesi i Prishtinës, Basit Khalid ka shpërthyer me trajnerin e ri Arsim Thaqi. Të shtunën ai shënoi golin e 5-të në 5 ndeshjet e fundit me bardhë e kaltërit.

Ndërsa paraprakisht në 18 ndeshjet kishte shënuar vetëm 2 gola. Vetëm prej kohës kur Prishtina udhëhiqet nga Thaqi, Khalid me golat e tij ia ka fituar skudrës 9 pikë, në ndeshjet që ka shënuar ai asnjë futbollit tjetër i Prishtinës nuk ka shënuar.

Këtë vikend ai realizoi golin e vetëm në ndeshje për Prishtinën kundër Gjilanit, duke i sjellur tre pikë të arta bardh e kaltërve në luftën për titull.