Mësohet se çka i tha Ramos Piques pas ndëshkimit me karton të kuq

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës u tensionua në fund të saj, sidomos pas kartonit të kuq të Sergio Ramos.

Ramos u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në Lionel Messin.

I pakënaqur me vendimin e gjyqtarit, Ramos u mor edhe me Piquen, që vazhdimisht shpreh pakënaqësitë e tij, duke pretenduar se Reali po ndihmohet nga gjyqtarët.

‘Flisni tani”, ishin fjalët që Ramos ia tha Pique duke u larguar nga fusha, shkruan ‘Cadenaser’.