Rivalët e titullit rritin presionin te 89-shi

Fitorja e Prishtinës dhe Feronikelit ka rritur presionin ndaj liderit, Trepçës ’89.

Prishtina të premten fitoi ndaj Hajvalisë (1:0) në ndeshjen që e hapi javën e 26-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll dhe tashmë ka 54 pikë.

Ndërkohë, Feronikeli me fitoren e sotme ndaj Trepçës ka 55 pikë, vetëm katër më pak se 89-shi.

Me rezultatet e fundit e qetë nuk është liderja e klasifikimit, Trepça ’89, që të dielën do të synojë të rrisë apo të paktën të mbajë epërsinë e pikëve. 89-shi prin me 59 pikë. Të dielën ka ndeshje të vështirë ndaj Dritës në Gjilan.