“Lufta” për titull, 89-shi synon të nxirret në Gjilan

Trepça ’89 do të vazhdojë ‘luftën’ për titull të kampionit me dy skuadrat rivale, Prishtinën dhe Feronikelin.

Aktualisht, 89-shi ka vetëm pesë pikë më shumë se Prishtina që është e dyta. Ndërkohë, nëse sot fiton Feronikeli, atëherë ekipi nga Drenasi do ta ketë largë pozitën e parë për vetëm katër pikë, pasi ekipi mitrovicas nesër luan ndaj Dritës në derbin e xhiros 26.

Megjithatë, trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani mendon se pas barazimit të fundit me Ferizajn, në Gjilan do t’i kthehen fitores.

“Ne e kemi pasur dhe e kemi përkrahjen 100 për qind të kryesisë dhe të presidentit të klubit. E kemi kualitetin dhe po punojmë, prandaj jam i bindur se do t’i kthehemi fitores me Dritën. Do ta japim maksimumin, edhe pse nuk do të kemi punë të lehtë pasi kemi përballë një ekip të mirë me tifozë të zjarrtë”, ka thënë trajneri i mitrovicasve, Zekrija Ramadani.

Drita – Trepça ’89 luhet të dielën prej orës 15:00.