Prishtina, minimalisht ndaj Hajvalisë

Prishtina e ka regjistruar fitoren e katërt rresht nën drejtimin e trajnerit, Arsim Thaçi. Kaltër e bardhët kanë fituar minimalisht, 1:0 ndaj Hajvalisë në Kishnicë.

Mërgim Pefqeli ka realizuar golin e vetëm në këtë ballafaqim. Por, Prishtina ka shpërdoruar shumë mundësi shënimi, kurse hajvaliasit më shumë ishin të përqendruar në mbrojtje.

Vlen të përmendet paraqitja e mirë e portierit Miftari, i cili pos tjerash priti edhe një penallti të Gentrit Begollit.

Hajvalia – Prishtina 0:1

90+2′ Hajvalia godet shtyllën. Prishtina me fat

73′ Begolli gjuan nga pika e bardhë, por Miftari e pret edhe penalltinë

72′ Portieri Miftari pengon në zonë Gentrit Begollin dhe gjyqtari akordon penallti për Prishtinën

65′ Khalid kurrsesi të realizojë përkundër shumë rasteve të krijuara sikur ai i minutës 65 kur tenton, por nuk ishte i saktë

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

42′ Mankenda gjuan fuqishëm, sërish Miftari në vend

32′ Khalid del përballë Miftarit, teksa ‘gardiani’ vendas tregohet më i suksesshëm, duke pritur goditjen e sulmuesit

16′ Goool… Mërgim Pefqeli kalon Prishtinën në epërsi. Asist i Mankendas

9′ Hajvalia rrezikon seriozisht me Shpat Tabakun, por gjuajtja e tij devijohet në çastet e fundit

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Hajvalia: Miftari, Sogojeva, Rezniqi, Rashiti, Tabaku, Leci, Morina, Zeqiri, Kqiku, Vitia, Ajeti

Prishtina: Muçiqi, Dallku, Leci, Maxhuni, Neziri, Curri, Krasniqi, Khalid, Mankenda, Boshnjaku, Pefqeli

Gjyqtarë: I. Ceroviku, J. Musolli, E. Baliqi, T. Maloku