Zyrtare: Ndryshime të mëdha në Serie A

Serie A i ka miratuar ndryshimet e reja të cilat do të vlejnë për edicionin e ardshëm. Data e fillimit të kampionatit është vendosur të jetë 20 gushti, pavarësisht ankesës të selektorit, Ventura.

Poashtu është miratuar vendimi që të ketë ndeshje në ditët festive. Serie A do të luaj edhe në ditët festive të vitit.

Kështu ndeshje do të ketë me datën 23 dhjetor, për Krishtëlindje, ndërsa liga italiane do të luhet edhe me 30 dhjetor, një ditë para festës së Vitit të Ri.

Pushimi do të vlejë në fillim të vitit ndërsa pjesa e dytë e kampionatit do të nisë me 21 janar.