Test anti-doping, ‘ylli’ i Realit qëndron në Munich!

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Madrid pasi është ndalur nga UEFA.

Braziliani po kryen teste anti-doping dhe gjatë ditës së sotme ai do të rikthehet në Madrid për të përgatitur ndeshen e fundjavës të vlefshme për La Liga.