Futbollisti i Drenicës ka një premtim për “Shqiponjat e Zeza”

Drenica nga Skenderaj në katër ndeshjet e fundit nuk njeh humbje, ka dy fitore e dy barazime, e cila ndjeshëm ka përmirësuar bilancin dhe ngjiten në vend të shtatë me 30 pikë, tetë më shumë se skuadrat që janë në zonën e barazhit, Ferizaj e Drita.

Drenica importoi një pikë në Prizren, duke luajtur baras (0:0) me Lirinë, në ndeshjen e javës së 25-të të elitës së futbollit.

Futbollisti i Drenicës, Drilon Osmani, beson se do të tubojnë sa më shumë pikë dhe të jenë sa më larg zonës së rrezikut.

“Mendoj që çdo pikë e fituar në ndeshje si mysafirë dhe me një kundërshtar direkt vlen me shumë sesa një pikë. Ne si ekip jemi duke munduar që t’i ikim barazhit, krahas kësaj po mundohemi të bëjmë lojëra të mira për ‘Shqiponjat e Zeza. Jemi të bindur se do t’i ikim barazhit’”, thotë Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Drenica ka 8 pikë më shumë se skuadrat që janë në zonën e barazhit, a është një epërsi e cila iu jep komoditet? “Me 8 pikë që tani ikim barazhit, kemi një orar të mirë.

“Sfida kundër Ferizajt është shumë e rëndësishme sepse me një rezultat pozitiv ne do të jemi shumë të qetë në ndeshjet në vazhdim”, përfundoi Osmani.