Lamtumirë Real, Pepe befason me skuadrën e re

Kontrata e Pepe me Real Madridin përfundon në fund të këtij sezoni, dhe portugezi me shumë gjasë do të mbetet në Evropë.

Marca sot ka shkruar se për 34 vjeçari ka marrë ofertë nga Chelsea dhe PSG, ku të dy skuadrat do t’i ofrojnë kontratë një vjeçare.

Por, para se të vendos për të ardhmen, Pepe po pret përgjigjen nga Real Madridi.

Ai madje sot ka deklaruar se do të mbetet pjesë e Real Madridit deri në minutën e fundit të kontratës, për të parë pastaj se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Pepe 34 vjeçar, në Real Madrid është transferuar në vitin 2007 nga Porto.