Kjo është skuadra e vetme që nuk ka pësuar në pranverë

Trepça ’89 nuk është lidere e Vala Superligës vetëm se ka më së shumti pikë. Skuadra e Zekirija Ramadanit prinë edhe në shumë aspekte tjera.

89-shi është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar gol në stinorin pranveror, shkruan Gazetasheshi.com.

Mirëpo, jo vetëm me kaq. Mitrovicasit janë të vetmit pa humbje në pjesën e dytë të kampionatit, duke dëshmuar kështu formën e mirë.

Trepça ’89 ndodhet e para në renditje me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Feronikeli.