Godet Munishi: Prishtina e ka humbur ndeshjen te Brana e Livoqit

Xhiro 24 e Vala Superligës sjell duelin e madh të futbollit kosovar, Drita – Prishtina. Për gjilanasit, kjo sfidë ka peshë të madhe në ‘luftë’ për mbijetesë, kurse kryeqytetasit do të hyjnë pa ndonjë ngarkesë të madhe pasi tashmë kanë mbetur prapa në garën për titull të kampionit.

Natyrisht, motivi për fitore është më i madh te Drita që do të bëjë çmos që pikët e plota t’i ndali për vete.

Ndërkohë, për trajnerin Ismet Munishi, Prishtina do ta humbë sfidën gjatë rrugës për në Gjilan.

“Prishtina e ka humbur ndeshjen ndaj Dritës te Brana e Livoqit”, ka deklaruar Munishi për RTK-në, transmeton Gazetasheshi.com.

Xhiron e kaluar, Drita fitoi si mysafire e Prishtinës 1:0.