Nuri Seferi: Fitoren ia dedikoi gjeneralit më të lavdishëm të UÇK-së, Ramush Haradinajt

Nuri Seferi ka pasur një dedikim special të fitores së tij ndaj Lazlo Hubert.

Boksieri shqiptar ka arritur ta mposhtë me nokaut hungarezin Hubert, duke e gjunjëzuar në raundin e katërt.

Ai pas meçit ka deklaruar se kjo fitore i dedikohet Ramush Haradinajt, që po mbahet padrejtësisht në Francë nga autoritet e këtij vendi.

“Kjo fitore i dedikohet gjeneralit më të lavdishëm të UÇK-së dhe gjithë kombit shqiptar, Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Nuri Seferi pas ndeshjes.