Suedia befason Portugalinë (Video)

Suedia ka përmbysur rezultatin për të mposhtur 3:2 Portugalinë në ndeshje miqësore.

Portugalia kishte epërsi prej dy golave në pjesën e parë, por Suedia u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar tre gola.

Ronaldo dhe Granqvist me autogol, shënuan për Portugalinë.

Dy golat e Claesson dhe autogoli i Cancelo i sollën fitoren Suedisë.