Nuza kthehet nga Zvicra me rezultate impresionuese

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, ka përfunduar me sukses seminarin dhe testet fizike e teorike për gjyqtar në kuadër të UEFA-së.

Nuza për disa ditë ishte në Zvicër duke lënë përshtypje tejet të mira.

Për këtë lajm të madh për skenën e gjyqtarëve kosovarë ka njoftuar vet Nuza përmes një postimi ne Facebook.

Ndryshe, Nuza më 27 mars gjykon duelin miqësor, Turqi – Moldavi bashkë me Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn.

Miq të dashur !!!

Sot përfundova me sukses seminarin dhe testet fizike dhe teorike për gjyqtarë në kuadër të UEFA-së .

Kisha kënaqësi të mësoja nga instruktorët e njohur si Devid Elleray dhe Kyros Vasarass antarë të komitetit te gjyqtarëve në UEFA.

Kjo ishte hera e parë për gjyqtarët Kosovar të jenë pjesë e këti seminari.

Falenderojë gjithë ata që më mbështetën gjatë këti rrugëtimi te vështir.Tash na presin sfidat e radhës.

Nga shtëpia e futbollit Evropian me shumë respekt Genci

Fotografia e Genc Nuza

Fotografia e Genc Nuza

Fotografia e Genc Nuza

Fotografia e Genc Nuza

Fotografia e Genc Nuza