Apple sjell edhe iPhone 7 Red (FOTO)

Hera e fundit kur kemi parë një iPhone me ngjyrë të dheztë ishte në kohën kur u lansua linja 5c. në ndërkohë tani, Apple ka lansuar edicionin e kuq të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

Linja Red zakonisht është linjë bamirësie e iGadgets me ngjyra karakteristike, dhe është hera e parë që Apple ka sjell një iPhone në këtë linjë.

Kërkesat do të fillojnë të shpërndahen më 24 mars. Vetëm opsionet me 128GB dhe 256GB janë të gatshme. iPhone 7 me 128GB do të kushtoj 750 dollarë, ndërsa iPhone 7 Plus vjen me çmimin prej 870 dollarëve, njejtë si modelet me ngjyrat tjera.

Për më shumë, paratë do të shkojnë për një çështje të mirë – çdo shitje e këtyre pajisjeve kontribon në fondin global që mbështet programet për shërimin e HIV/AIDS.