“Ujqit” – “Arpagjiktë”, kush e priste këtë?

Duke ditur rivalitetin e tifo-grupeve kosovare, befasuese janë rastet kur dy grupe të tifozëve shihen duke kënduar apo duke ndenjur bashkë para ose pas një sfide direkte.

Mirëpo, këtu bëjnë përjashtim “Ujqit” e Ferizajt dhe “Arpagjiktë” e Lirisë, që së fundmi kanë filluar ta përkrahin skuadrën e tyre edhe në udhëtimet jashtë Prizrenit.

Sot u ndeshën Ferizaj e Liria, derisa dueli përfundoi në paqe (0:0), ashtu sikurse edhe rivaliteti mes tifozerive.

Udhëheqësit e këtyre grupeve kanë treguar për miqësinë që kanë, duke pozuar së bashku.