Ja kur zhvillohen ndeshjet e para dhe ato kthyese të gjysmëfinaleve

Sot në selinë e FFK-së në praninë e sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarëve të Komisionit të Garave, përfaqësuesit të Digitalbit dhe përfaqësuesëve të katër klubeve është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës, njofton ffk-kosova.com.

Pas tërheqjes së shortit u përcaktuan këto çifte: Trepça – Besa dhe Drenica – Llapi.

Ndeshjet e para janë paraparë të zhvillohen më 29 mars, ndërsa ato të kthimit më 19 prill.

/Gazeta Sheshi/