Trepça ’89 dhe Ferizaj të pathyeshme në pranverë

Pranvera e nxehtë e futbollit kosovar kishte startuar me duelet e DigitAlb Kupës së Kosovës, për të vazhduar më pas me ato të Vala Superligës. Fortunës së ndeshjeve të vështira i kanë shpëtuar vetëm dy skuadra: Trepça ’89 dhe Ferizaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Këto janë dy skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar disfatë në stinorin pranveror, përderisa “minatorët” kanë fitore në po aq ndeshje, duke mos lëshuar as edhe një mundësi të vetme.

Drejtimin e skuadrës në pranverë e mori Zekerija Ramadani i cili fillimisht siguroi plasmanin në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, e më pas triumfoi në katër ballafaqimet e kampionatit për të kryesuar bindshëm me 51 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësi më i afërt Feronikeli.

Ndryshimi i trajnerit i bëri hajr edhe skuadrës së Ferizajt që në pranverë ka shfaqur një fytyrë krejtësisht të re. Tashmë në krye të skuadrës ndodhet Argjend Beqiri, i cili ka regjistruar 1 fitore dhe tri barazime në kampionat, ndërkohë që ka siguruar edhe kualifikimin në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës, përcjellë Gazetasheshi.com.

Rezultatet e Trepçës ’89 në pranverë:

Hajvalia 0-4 Trepça ’89 (DigitAlb Kupa)
Trepça ’89 4
-0 Drenica
Hajvalia 0-4 Trepça ’89
Trepça ’89 1
-0 Prishtina
Besa 2-3 Trepça ’89

Rezultatet e Ferizajt në pranverë:

Ferizaj 1-0 Gjilani (DigitAlb Kupa)
Ferizaj 0-0 Prishtina
Trepça 1-1 Ferizaj
Ferizaj 1-0 Drita
Llapi 0-0 Ferizaj

/Gazeta Sheshi/