7 gjërat që nuk i dini për Islandën, kundërshtarin e radhës të Kosovës (FOTO/VIDEO)

Ekipi kombëtar i Islandës është bërë një ndër ekipet kombëtare më të pëlqyerat pasi mposhti Anglinë në kampionatin Evropian dhe duke vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion deri në çerekfinale.

Në vazhdim, Gazetasheshi.com ju parqet disa fakte interesante rreth ekipit kombëtar të Islandës që më 24 mars luan ndaj Kosovës në Shkodër.

  1. Portieri i Islandës – Hannes Þór Halldórsson filloi karrierën si futbollist shumë vonë, pasi që kishte kohë që vuante nga dhembja në supe. Ai gjithashtu është edhe një regjisor dhe drejtoi një show televiziv i quajtur “Atvinnumennirnir okkar”, i cili ndjek disa sportistë profesionalë të Islandës.

Hannes Halldórsson markmaður2. Festimi “Viking Cry” origjinën e ka nga Skocia. Përkrahësit e ekipit Stjarnan e bënë këtë këndim të tyre, pasi që u inspiruan nga ekipi futbollistik skocez, Motherwell, në vitin 2014. Kombëtarja e Islandës pas çdo përfundimi të ndeshjeve këndon këtë këngë për të treguar mirënjohje për përkrahjen e tifozëve.

3. Kristbjörg Jónasdóttir, e dashura e kapitenit të skuadrës, Aron Einar Gunnarsson është një trajnere fitnesi.

Aron Einar Gunnarsson, fyrirliði, kærasta4. Gylfi Þór Sigurdsson, ylli islandez njëherit është edhe lojtari më i paguar në Islandë me një pagë prej 40 milionë krona (monedhë islandeze) në muaj. Gylfi luan për ekipin anglez Swansea City në Premierligë.

Gylfi Þór Sigurðsson

5. Ish-kapiteni i Islandës, Eidur Smári Gudjohnsen, tani 38 vjeç kishte një karrierë të suksesshme në Evropë, duke luajtuar për disa nga skuadrat më të mira të Evropës si Chlesea dhe Barcelona. Ai tani ka mundesi për t’u tërhequr nga Kombëtarja me një notë shumë të lartë.

v3-160219549.jpg

  1. Mbeshtetësit e Islandës quhen “Tólfan” (të dymbëdhjetët) për arsye se ata janë lojtari i dymbëdhjetë në fushë. Ky klub i tifozëve u themelua në vitin 2007 nga një grup i vogël i tifozëve, të cilët menduan se edhe Kombëtarja e Islandës ka nevojë për brohoritje nga tifozët e vet.

Aðdáendur, landsliðið, Euro 20167. Kur u prezantuan fanellat e reja të Islandës, kishte të atillë që i donin dhe që nuk i donin, mirëpo në jakat e fanellave janë të shtypura fjalët “fyrir Island” që në shqip do të thotë “Për Islandën”.

Landsliðið, euro 2016, Aron Einar, sigur,