Gauthier Mankenda, heroi i Prishtinës (VIDEO)

Prishtina ia doli të përmbys rezultatin ndaj Trepçës në kohën shtesë të ndeshjes. Futbollisti më meritor për këtë “remontada” është kongolezi 20 vjeçar Gauthier Mankenda. Çështë e vërteta nuk është se bëri shumë për 90 minuta lojë, por ‘provokoi’ penaltinë e kthesës së madhe si dhe realizoi gol në minutën 102-të, përcjellë Gazetasheshi.com

Prishtina ishte larg pritshmërive, madje besuan shumë pak tek fitorja, por falë aftësive individuale të Mankendas zgjidhi edhe këtë ndeshje.

Ky është goli i fitores i realizuar nga ai:

/Gazeta Sheshi/