Llapi vazhdon të ëndërrojë titullin, Trepça dhe Ferizaj ndahen në paqe

Një gol i Florim Berbatovcit në fundin e ndeshjes ka mjaftuar që skuadra e Llapit të marrë pikët e plota në duel me skuadrën e Gjilanit, për të vazhduar kështu ëndrrën drejt titullit kampion. Ndërkohë në duelin tjetër Trepça dhe Ferizaj ndajnë nga një pikë për nga një gol të realizuar, raporton Gazetasheshi.com.

Gazetasheshi.com ka mbajtur të informuar lexuesit e saj për çdo ndryshim rezultati në Podujevë dhe Mitrovicë.

Llapi – Gjilani 1-0

-Mbyllet ndeshja. Llapi regjistron një fitore të vështirë përballë Gjilanit, por mjaft të vlefshme në luftë për titullin kampion.

86′ Goool. Florim Berbatovci realizon në mundësinë e parë të ofruar dhe kalon skuadrën e Llapit në epërsi.
85′ Vllaznim Jashari shpërdoron mundësinë më të mirë në ndeshje, derisa i vetëm me Avdylin gjuan jashtë portës.
70′ Idrizi teston edhe njëherë ‘gardianin’ Kaqiu i cili sërish tregohet fantastik.
63′ Mirlind Daku në mundësi fantastike brenda zonës gjuan me kokë vetëm jashtë portës.
58′ Isa Eminhaziri pas një veprimi vetanak arrinë të gjuajë për mrekulli mbi traversë shkon topi.

-Starton pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë. Rezultati qëndron ai i fillimit edhe pse mundësitë për gol nuk mungojnë.

42′ Leotrim Bekteshi gjendet në mundësi fantastike për të realizuar gol me kokë, derisa i vetëm gjuan jashtë portës.
39′ Egzon Shabani provon nga distanca në rastin më të mirë në ndeshje, por reagon për mrekulli Avdyli.
34′ Mirlind Daku provon një super goditje nga një pozitë mjaft e vështirë, por Kaqiu intervenoi për mrekulli.
28′ Krasniqi provon nga distanca, mirëpo në vend ishte Kaqiu.
07′ Getoar Dragusha gjendet në mundësi ideale pranë portës, por goditja e tij lë shumë për të dëshiruar.
-Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Jashari, Sinani, Idrizi, Kadriu, Namani, Shabani, Karabegu, Krasniqi, Dragusha, Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Gjilani: Kaqiu, Kastrati, Bekteshi, Blakçori, Kosumi, Mustafa, Ahmeti, Shabani, Bilalli, Rusi, Eminahizir. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Gjyqtarë: Besnik Batalli, Benun Këpuska, Meriton Berisha, Burim Jahmurataj

Trepça – Ferizaj 1-1

-Përfundon ndeshja. Dy skuadrat marrin nga një pikë që nuk u shërben edhe aq shumë në luftën për mbijetesë.

-Starton pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë. Dy skuadrat shkojnë drejt dhomave të zhveshjes me një një gol të shënuar.

24′ Goool. Bajram Zuqaku arrinë të realizojë brenda zonë dhe barazon kështu rezultatin, 1-1.
20′ Goool. Maliq Behluli ka realizuar një super gol për ta kaluar skuadrën e Ferizajt në epërsi.

-Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Trepça: Tahiri, Sahiti, Prishtina, Kutllovci, Kamberi, Avdyli, Prekopuca, Qerimi, Ahmeti, Zuqaku, Zabërgja. Kryetrajner: Ajet Shosholli.

Ferizaj: Rexhepi, Idrizi, Shabani, Papuqi, Ristovski, Babaj, Bardhi, Behluli, Sadriu, Skenderi, Salihu. Kryetrajner: Argjend Beqiri.

Gjyqtarë: Philip Farrugia, Christopher Francalanza, Debattista Villam, Etienn Mangion

/Gazeta Sheshi/