Kryeministri Mustafa bëhet anëtar i tifozëve kosovarë, ‘Dardanët’ (Foto)

ryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se është bërë edhe zyrtarisht tifoz i “Dardanëve” pasi është pajisur me kartelën e tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës.

Mustafa ka thënë se edhe nëse nuk do të mund të jem prezent në çdo ndeshje, me zemër dhe mendje do të përkrahë lojtarët tanë në çdo përballje.

“Sot, pranova me shumë kënaqësi kartelën e tifozerisë së përfaqëseueses tonë në futboll, “Dardanët”. Edhe nëse nuk do të mund të jem prezent në çdo ndeshje, me zemër dhe mendje do të përkrahë lojtarët tanë në çdo përballje. “Dardanët” do të kenë rol shumë të rëndësishëm në sukseset tona në futboll në të ardhmen. Faleminderit!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.