Futbollistët e Dritës befasojnë drejtorin e tyre (Video)

Drejtori ekzekutiv i Dritës, Feti Murseli sot ka festuar ditëlindjen, derisa futbollistët janë përkujdesur që ta befasojnë atë.

Një tortë me logon e klubit të Dritës sado simbolike që ishte, solli emocione për Murselin, i cili falënderoi futbollistët për këtë iniciativë.

Për pak minuta, zhveshtorja e Dritës u shndërrua në një vend feste.