Prishtina – Drenica, a e keni ditur këtë fakt?

Prishtina dhe Drenica do të ndeshen në kuadër të javës së XIX të Vala Superligës. Prishtina kësaj përballje i hynë pa fituar në tre ndeshjet e fundit kampionale (një humbje në Gjilan 1:0 dhe dy barazime pa gola me Feronikelin e Ferizajn) dhe po ashtu pa shënuar gol po në këto tre takime, pa llogaritur ndeshjen e fituar për Kupë me Vëllaznimin.

Kurse, Drenica nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit kampionale (dy barazime e tre humbje).

Po ashtu, edhe pse imperativ të vetëm bardhekaltrit kanë fitoren, përballen edhe me dy-tre lëndime. Mërgim Pefqeli tani e shumë kojë, kurse mungojnë edhe Ahmed Januzi e Debatik Curri dhe diskutabil Liridon Kukaj.

Por, Prishtina e donë fitoren, e donë këndelljen dhe donë që sa më e qetë të udhëtoj të martën në derbin me Trepçën ’89.

Skuadra tërë javën ka punuar në fushën ideale me bari sintetik të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty edhe ku do ta zhvillojë ndeshjen me kuqezinjtë e Drenicës.