Nderim Nexhipi bën një gjest të madh

Dëshira për të luajtur në derbin e madh të Gjilanit nuk mungoi as te Nderim Nexhipi, emër i njohur dikur edhe në futbollin evropian.

Mesfushori shqiptar nuk ishte në formën optimale të tij për këtë duel për shkak të lëndimit të pësuar në Pejë dhe trajneri Ismet Munishi i preferoi të pushojë.

Mirëpo, Nexhpi nga dëshira për t’i ndihmuar skuadrës, hyri në lojë duke rrezikuar edhe karrierën e tij.

Megjithatë, ai nuk mundi të luajë shumë minuta, duke u zëvendësuar në pjesën e parë.

Për insistimin e Nexhipit ka treguar trajneri, Ismet Munishi, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjilani dhe Drita barazuan dje 1:1 në derbi.