Gabojnë edhe në Oscars, shpallin fituesin gabimisht! “Moonlight” është Filmi më i mirë (Foto)

Filmi “Moonlight” është shpallur fitues i çmimit “Filmi më i mirë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2017”.

Gabimisht u emëruan si fitues të çmimit në fillim muzikali “La La Land”, por e gjithë kjo ishte një ngatërresë e madhe si pasojë e ndërrimit të zarfit, pasi fituesit e vërtetë të çmimit ishin “Moonlght”.

“Moonlight” tregon historinë prekëse të një djali të ri që ka vështirësi në gjetjen e vetës, e treguar në tre kapituj historia tregon jetën e djalit ndërsa ai provon ekstazinë, dhimbjen dhe bukurinë e të rënit në dashuri ndërkohë që përballet me seksualitetin e tij.