Cila këngëtare shqiptare mori pjesë mbrëmë në eventin e Oscars? (FOTO)

Është Bleona Qereti këngëtarja nga Shqipëria e cila mbrëmë ishte e pranishme në akademinë e ndarjes së çmimeve Oscars 2017.

Nëpërmjet rrjetit social Instagram, Bleona publikoi një fotografi në të cilën tregoi se gjendej në  ceremoninë e Oscars.

Për këtë gala-mbrëmje, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan bardh e zi, me këpucë dhe aksesorë të bardhë, po ashtu, edhe një fustan ngjyrë vjollcë.

Befasuese për ne ishte pjesëmarrja e këngëtares në ndarjen e çmimeve Oscars, megjithatë është privilegj që dikush të arrijë të shkel në tepihun e kuq të Oscars.