E larguan portierin ‘trashaluq’, ja çfarë i ndodhi sot Sutton Unitedit

Sutton United po vuan pasojat për shkarkimin e portierit Wayne Shaw.

Shaw 46 vjeçar u bë hit pas përballjes që kjo skuadër pati me Arsenalin në FA Cup, për kilogramët e tij.

Por, ai u suspendua nga skuadra e ligës së pestë angleze, për piten që e hëngri përgjatë ndeshjes.

Kjo ka bërë që Sutton ndeshjen e sotme ndaj Torquay ta nis me vetëm një portier, e për fat të keq të tyre, ai u lëndua që në fillim të ndeshjes.

Trajneri i skuadrës u detyrua që në portë ta inkuadroi mbrojtësin e krahut të djathtë, Simon Dovner.