LAJMI FUNDIT: Helmohen katër futbollistë të Gjilanit para derbit me Dritën

Një nga derbit më të mëdhenj në Ballkan, Gjilani – Drita, po afron. Por, ajo çfarë ka ndodhur katër ditë para këtij takimi, është vërtet lajm i hidhur për ekipin e Gjilanit.

Skuadrës së Gjilanit iu kanë helmuar katër futbollistë, madje këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i klubit, Arbnor Morina.

“Ajo çka më brengos më së shumti është se katër futbollistë të Gjilanit janë helmuar, por shpresojmë se që të katërtit do të jenë pjesë e lojës në derbi. Katër futbollistët janë në tretman mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline, Mornia.

Bëhet fjalë për: Armend Thaqin, Isa Eminhazirin, Azem Ahmetin dhe Donat Kaqiun.

Sezoni pranveror, sjell shumë ndeshje të mira këtë të shtune dhe të diele, ndërsa Gjilani – Drita luhet të dielën nga ora 13:00.