Mihajlovic e quan qen Maxi Lopezin, ja pse

Mihajlovic duket se është nervozuar shumë pas humbjes 4-1 ndaj Romës, në kuadër të xhiros 25 të Serie A.

Maxi u fut në fund të ndeshjes dhe shënoi golin e ngushëllimit për skuadrën e Mihajlovic.

Por, trajneri i Torinos aq sa i është gëzuar golit të tij edhe është nervozuar për shkak se, siç thotë, ai Maxi e ka humbur një vit si pasojë e mos kujdesit dhe peshës së shtuar.

“Cilësitë e Maxi kurrë nuk janë vënë në pyetje. Jam i lumtur me golin e tij, por edhe i nervozuar,” ka thënë ai.

“Nëse e kishim pasur në këtë gjendje disa javë më parë, ai do të na bënte të ndiheshim të rehatshëm. Sapo ra nga 99 kilogramë në 94.5, shënoi gol. Së pari ai duhet të nervozohet me veten; e ka humbur një vit, qeni!” është shprehur Mihajlovic.