Klubi përjashton portierin që hëngri pite ndaj Arsenalit

Pasi u shndërrua në sensacion në internet, Wayne Shaw e ka marrë një lajm shokues.

Klubi i Sutton ka vendosur për ta përjashtuar portierin i cili u bë i famshëm duke ngrënë pite në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Vendimi erdhi për shkak se Federata e Futbollit të Anglisë ka nisur hetimet ndaj Shaw, pasi që në bastore ekzistonte një opsion që ai të ushqehej në sfidën ndaj Arsenalit.

I pyetur pas ndeshjes, Shaë ka mohuar lajmin, duke thënë që ka ngrënë në bankën rezervë duke bërë shaka.