Dani Alves me deklaratë të pabesueshme për Ronaldon

Dani Alves dhe Cristiano Ronaldo njihen për urrejtjen që e kanë ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, sipas brazilianit Alves, ajo nuk ekziston fare.

Mbrojtësi i Juventusit ka deklaruar që e respekton në maksimum portuezin, përcjellë lajmi.net.

“Ronaldon e respektoj. Lufta ime me të ishte për shkak të mediave. Të gjithë e dinë se sa shumë e respektoj unë atë”, deklaroi Alves.

Përpos dyluftimeve në fushë, ata ishin ngacmuar edhe në një prej ceremonive të Topit të Artë.