E turpshme: Trump ia ndaloi hyrjen në Amerikë legjendës së Man Utd (VIDEO)

Dwight Yorke, sulmuesi legjendar i Manchester Unitedi në vitet e 90-ta, i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Sulmuesi nga Trinidad Tobago ka mbetur i shokuar kur i është ndaluar udhëtimi në Amerikë, shkaku i vendimit të fundit të presidentit Trupm, ku me një vendim u ka ndaluar hyrjen në Amerikë shtetasve të gjashtë vendeve të ndryshme.

Arsyeja e ndalimit të Yorke, ka të bëjë me një vizë të Iranit që ka në pasaportë 45 vjeçari, i cili në vitin 2015 kishte marrë pjesë në një ndeshje bamirësie në Iran.

“Bleva një biletë,u drejtova për aeroplan dhe dy agjentë më ndaluan. Unë i pyeta se çfarë po ndodh, ata më than se kam një problem me vizë, sepse në pasaportë kam një vizë të Irakut”, ka zbuluar Yorke.

“Në Iran kam luajtur një ndeshje me legjenda, ndeshje humanitare”, ka shtuar ai, duke iu dukur vetja si një kriminel.