10 moderatoret që zbukurojnë emisionet sportive (FOTO LAJM)

Në Shqipëri si në vende të tjera ka filluar integrimi i femrave në programet sportive. Madje ato janë bërë të shumta duke zënë disa prej programeve më të njohura të sportit në platformat sportive, apo dhe në televizione që bëjnë emisione të ndryshme për kampionatin shqiptar dhe më gjerë, raporton Albeu.

Eva Murati, Viola Spiro dhe Ina Qirjo janë gazetaret e fundit që i janë bashkuar botës së sportit. Eva është angazhuar në Mbrëmjen e Champions League në Tring dhe Vizion Plus çdo të martë dhe të mërkurë, Viola moderon në “Ora Sport”, ndërkohë që Ina prej pak kohësh prezanton emisionin e lajmeve sportive në “News 24”.

Të tjera bukuroshe i janë bashkuar prej kohësh ekranit me emisionet sportive, më lart keni dhe një listë të tyre.

Marina Vjollca- Procesi Sportiv

Ilda Bejleri- Bar Sport Skedina

Eva Murati- Studio Uefa Champions League

Bora Zemani- Euro Goal

Vlera Jusufi- Koha Shtese

Vilma Masha- Gol pas Goli

Viola Spiro- Ora Sport

Sidorela Gjoni- Fans’s Zone

Ina Qirjo- Sport News

Hygerta Sako- Rubrika Sportive