Pas Clattenburgut edhe një tjetër gjyqtar largohet nga Premier Liga

Michael Oliver është gjyqtari tjetër i profilit të lartë që pritet të largohet nga Premier Liga.

Gazeta britanike “The Sun” raporton se Oliver është joshur me interesimin nga liga MLS në Amerikë.

Ky lajm vjen vetëm 48 orë pasi Mar Clattenburg dha dorëheqje nga puna e tij si gjyqtar në ligën angleze për të kaluar në Arabinë Saudite.

Gjyqtarët në Premier Ligë janë të pakënaqur me Mike Riley, shef i gjyqtarëve në Angli.

Image