Futbolli profesional dhe ai amator në Kosovë!

Futbolli profesional është një lloj i futbollit dhe në këtë rast ai që merret me këtë aktivitet është profesion primar dhe bazikë i tij !!- Trajnerët dhe futbollistët profesional arrijnë që si shpërblim të marrin të ardhura financiare të konsiderueshme por poashtu në aktivitetin e tyre kërkohet shkallë e lartë e përgatitjes shkollore dhe profesionale ( për trajner) si dhe e shkallë e lartë e përgatitjes fizike, psikike por në kohët e fundit edhe përgatitje shkollore (për lojtar), pra: – Trajner dhe Lojtar profesional trajtohet ai i cili ka një kontrat të shkruar me klubin dhe i cili është i paguar për shërbimet apo aktivitetet futbollistike më shumë se që përmbajnë hargjimet e tyre për një shërbim apo aktivitetit të till !

Futbolli Amator është një lloj i futbollit i cili praktikohet edhe për nevoja vetanake e jo vetëm e vetëm për të arritur deri te një e mire financiare, personat të cilët praktikojnë futbollin amator, ky lloj sporti nuk është burim bazik i të ardhurave personale por mund të jenë eventualisht të ardhura shtese ,pra
-Futbolli amator praktikohet edhe për nevoja vetanake dhe për qëllim ka më shumë komunikimin me njerëz të interesave të përbashkëta nëpërmjet futbollit por që nuk abstenojnë edhe nga qëllimi i garave

Të dy këto lloje të futbollit gërshetohen në Superligen e Kosovës sepse futbolli ne Kosove e sidomos superliga e Kosovës është në fazën tranzicionit apo në reforma të thella që nga momenti pranimit të Kosovës në UEFA.

Autori është trajner i futbollit