Drita triumfon përballë Përfaqësueses U-21 të Kosovës

Drita e Ismet Munishit ka triumfuar ndaj Përfaqësueses U-21 të Kosovës (2-1). Në duelin e zhvilluar në Gjilan tek fusha ndihmëse me bari sintetik më konkret ishin bardh e kaltërit që realizuan dy herë përmes Florim Berishës dhe Dren Gashit shkruan Gazetasheshi.com.

Duhet theksuar se dueli ndërmjet Dritës dhe Përfaqësueses U-21 të Kosovës u ndoq nga një numër i madh tifozësh.

Njëherit ky ishte dueli i fundit kontrollues për skuadrën e Dritës para përballjes me Besën e Pejës në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës.

/Gazeta Sheshi/