Helikopteri ndal ndeshjen, zbret nusja me dhëndrrin (VIDEO)

Terrenet sportive shpeshherë kthehen në vende ku helikopterët e ushtrisë apo ato të emergjencave civile ulen vazhdimisht duke ndërprerë ndeshjet. Por kjo që ka ndodhur sot në Shkodër, gjatë një ndeshjeje të kategorive të ulëta, mund të kthehet në një precedent aspak të këndshëm.

helikopteri

Një helikopter ka ndërprerë ndeshjen që po zhvillohej në një terren sportiv por jo për emergjencë, por për qejf. Sipas pamjeve filmike, shihet një helikopter ushtrie që ndalet në fushën e lojës, ndërsa nga mjeti zbresin një çift i sapomartuar të cilët kishin menduar këtë mënyrë transporti për të festuar ditën e tyre të shënuar.