Kera i kënaqur me kushtet gjermane, por ndjen mall për Kosovën!

Mesfushori vushtrrias, Bahri Kera, tash e një kohë paraqitet në futbollin gjerman. Ai luan për ekipin e SV Rindern, e cila  garon në Kreisliga A. Kera sa ishte në Kosovë, ka qenë ndër futbollistët më të mirë, një periudhë luajti për Llamkos Kosovën e Vushtrrisë, me të cilën u shpallën kampion në vitin 2014, pastaj një kohë veshi edhe fanellën e Gjilanit.

Jo vetëm në Gjermani, ka shumë futbollistë shqiptarë që luajnë edhe në rangje të ndryshme si në Zvicër, Itali, Austri etj. Megjithatë, Kera ka synimet me skuadrën e SV Rindern që të ngjiten në një rang më lartë.

Vushtrriasi është i mahnitur me kushtet qoftë në infrastrukturë qoftë edhe në aspektet tjera që ka në Gjermani. Ai është gjithnjë e më i motivuar dhe premton se do të jap maksimumin për të arritur rezultate edhe më të mira në pjesën e dytë të kampionatit në Kreisliga A.

“Më shumë luajë për dëshirë që thonë vetëm mos të ndalemi nga sporti”, deklaroi Kera.