Ky është përforcimi i ri i Ferizajt (VIDEO)

Murat Adili është ardhja më re në skuadrën e Ferizajt. Sulmuesi ka zbarkuar në “Ismet Shabani” nga kampionati maqedonas, teksa në debutim ka realizuar dy gola përballë skuadrës së Vitisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithëse nuk ishte prezantuar fare nga zyrtarët e klubit, Adili pritet të jetë një tjetër përforcim për “Ujqit” në repartin sulmues, pasi pikërisht në këtë pozitë luajnë edhe dy ardhjet tjera nga kampionati maqedonas, Lavdrim Skenderi nga Renova dhe Milan Ristovski nga Teteksi.

Adili vjen nga skuadra e Renovës nga Tetova, derisa më parë ka luajtur edhe për ekipin e Zajazit dhe Vëllazërimit.

Ja të gjitha ardhjet në klubin e Ferizajt:

Shpëtim Babaj (KF Hajvalia)
Florent Papuqi (KF Besa)
Milan Ristkovski (KF Teteks)
Dardan Miftari (FC Dardania Lausanne)
Lavdrim Skenderi (KF Renova)
Maliq Beluli (KF Gostivar)
Dardan Cerkini (KF Flamurtari Vlorë)
Murat Adili (KF Renova)

/Gazeta Sheshi/