A ekzistojnë në jetën reale Tomi dhe Xheri? Shikoni këtë video

Pamjet e kësaj videoje tregojnë momentet kur një mace gjuan miun, i cili është fshehur në rrotën e një makine.

Ndërsa macja vigjilente vihet në kërkim të presë, miu i ngjeshur pas gomës së makinës nuk lëviz asnjë muskul.

Ajo vjen vërdallë në kërkim të miut, por nuk e sheh pavarësisht se e ka para syve.
Por një minutë më pas, përpjekja e miut për të shpëtuar përfundon keq.

Videoja është filmuar në Rusi dhe është postuar në “LiveLeak”, ku është klikuar miliona herë.