Pula ndërpret ndeshjen e futbollit në Portugali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të hënën në mbrëmje gjatë ndeshjes së futbollit mes Bragas dhe Estorilit në Portugali.

Ndeshja u ndërpre për pak minuta nga një pulë, që doli në fushë, raporton Goal.

Futbollisti Pedro Santos arriti të largonte pulën që ndërpreu ndeshjen e Primeira Ligës gjatë kohës sa ndeshja ishte me rezultat 1:1.