Si t’i shihni të gjithë njerëzit që ju kanë fshirë nga Facebooku

Dëshironi t’i shihni të gjithë njerëzit të cilët ju kanë bërë “unfriend” nga Facebooku? Atëherë shtesa “Deleted” është për ju.
Ndryshe nga Instagram dhe Twitter, Facebook është vendi ku njerëzit flasin me miqtë e tyre të vërtetë.

Kështu, në mënyrë që të mos “shokoheni” shumë, merreni sikur njerëzit jua kanë bërë “unfollow”, e jo “unfriend”.

Deleted përfshin një shtesë në Chrome që ju njofton sa herë që e “humbni” një shok në Facebook.

Kur e klikoni linkun, ai do t’ju tregojë nëse jeni fshirë nga lista e miqve të dikujt apo thjeshtë ai person e ka deaktivizuar llogarinë e tij.